Pëlcet gypi, Vushtrria pa ujë dy orë

Pëlcet gypi, Vushtrria pa ujë dy orë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se, si pasojë e pëlcitjes së gypit të ujësjellësit në oborrin e Gjykatës së re në Vushtrri, do të ketë ndërprerje të përkohshëm të furnizimit me ujë të pijes për tërë qytetin e Vushtrrisë, duke filluar nga ora 08:00 – 10:00.

Ujësjellësi ka njoftuar po ashtu se,  si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues (DN300mm) afër objektit të ETC -së,  do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për pjesën e sipërme të qytetit, pra, mbi Magjistrale, prej Studimes deri tek rruga e Gojbulës. Ndërprerja e ujit do të zgjasë deri në rregullimin e defektit, që ende duhet të vlerësohet nga ana e ekipit të mirëmbajtjes. /Periskopi/

Shpërndaje në: