Peleshi paralajmëron përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Shqipëri

Peleshi paralajmëron përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Shqipëri

Ministër i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, ka bërë thirrje për kujdes pasi thotë se nga reshjet e mëdha të shiut mund të ketë përmbytje.

“Bazuar në të dhënat e IGJEUM dhe SHMU që parashikojnë përkeqësim të motit në ditët në vijim, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave”.

“Ne do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha situatave që mund të krijohen, duke garantuar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence”, ka thënë Peleshi.

Shpërndaje në: