Pelosi pritet ta vizitojë Tajvanin, përkundër kërcënimeve nga Kina

Pelosi pritet ta vizitojë Tajvanin, përkundër kërcënimeve nga Kina

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pritet ta vizitojë Tajvanin si pjesë e turneut të saj në Azi, sipas një zyrtari të lartë të qeverisë tajvaneze dhe një zyrtari amerikan, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët e administratës Biden, të cilët janë të frikësuar rreth përgjigjes së Kinës ndaj kësaj vizite.

Ndalesa- vizita e parë e një përfaqësuesi amerikan në mbi 25 vite- nuk është në itinerarin publik të Pelosit dhe vie në një kohë marrëdhëniet ShBA-Kinë janë në pikën më të ulët, shkruan CNN.

Zyrtari tajvanez shtoi se ajo pritet të qëndrojë në Tajvan brenda natës. Është e paqartë se kur saktësisht ajo do të aterojë në Taipei.

Në anën tjetër, zyrtari amerikan shtoi se Departamenti i Mbrojtjes është duke punuar rreth orarit për të monitoruar çdo lloj lëvizje të Kinës në rajon dhe duke siguruar një plan për ta mbajtur atë të sigurt. /Periskopi/

Shpërndaje në: