Penalltitë vendosin ndeshjen mes Chelseat dhe Sotuhamptonit në Kupë

Periskopi.com Sporti

Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të EFL Cup pas ekzekutimit të penalltive ndaj Southamptonit, pasi ndeshja e zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 1-1.

Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë (44’) me një gol të Kai Havertz, i cili realizoi me kokë pas harkimit të Hakim Ziyech nga këndi.

Mirëpo, me të filluar gjysma e dytë (47’), Che Adams shfrytëzoi një top të rikthyer për t’i barazuar shifrat.

Rezultati i barabartë qëndroi deri në mbyllje të kohës së rregullt të takimit, ashtu që penalltitë e vendosën fituesin.

Pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, më të saktë u treguan lojtarët e Chelsat që eliminuan Southamptonin dhe u kualifikuan në çerekfinale të kupës që njihet edhe si Carabao Cup.