‘Penisi i vogël i vjeshtës’: Nga lindi termi dhe pse quhet kështu?!

‘Penisi i vogël i vjeshtës’: Nga lindi termi dhe pse quhet kështu?!

Ju kujtohet togfjalëshi që vajzat kanë përdorur më shumë gjatës verës? Hot Girl Summer. Termi u bë viral pas këngës së Megan Thee Stallion me të njëjtin titull në 2019-ën dhe që prej atëherë, gjasat që të mos e keni lexuar të paktën njëherë në rrjete sociale janë të pakta.

Tani, gjatë vjeshtës, kemi një tjetër term, kësaj radhe jo për vajzat. Falë komedianes Megan Bitchell, vjeshta vjen bashkë me fjalën “small penis fall” (penisi i vogël i vjeshtës).

“Ideja erdhi pasi shoqja ime e ngushtë më tha se kishte kaluar një natë me dikë me penis shumë të madh dhe nuk e konsideronte të këndshëm. Kështu i thashë asaj që të bënte çfarë bëj unë dhe të shkonte vetëm me djem me penisë të vegjël, sepse ata nuk vlerësohen mjaftueshëm. Pastaj thjesht e deklarova sezonin si ‘small penis fall’. M’u duk si një pjesë nga Sex & The City”, u shpreh ajo.

Bitchell këmbëngul se ajo nuk ka për qëllim të tallet ose të turpërojë burrat, por përkundrazi, po e bën këtë si një formë “body-positivity” në një mënyrë qesharake dhe me pak humor.

Që prej fundit të verës, termi u bë shumë shpejt viral në internet:

“Dita e fundit e verës, dita e parë e  penisit të vogël të vjeshtës”.

“Dita jonë ka ardhur. Djemtë me penisë të vegjël çohuni (por jo shumë)”.

“Ndonjë djalë do shkatërrojë jetën duke postuar #SmallPenisFall këtu”.

“E di që nuk flasim prej kohësh, por doja të të uroja një #SmallPenisFall të lumtur”.

Burimi: Men’s Health

Shpërndaje në: