Pensionistët nuk do të kenë nevojë të paraqiten në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit

Pensionistët nuk do të kenë nevojë të paraqiten në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas rritjes së rasteve me koronavirus në vend ka vendosur që të lirojë gjithë përfituesit e rregullt të skemave pensionale dhe kategoritë e tjera nga paraqitja në zyra përkatëse për qëllime evidentimi.

Po ashtu Murati ka marrë vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet që nga muaji prill i këtij viti kanë pasur afatin për riaplikim.

“Ky vendim është i vlefshëm deri në vendimin e radhës, dhe i njëjti mund të rishikohet duke pasur parasysh rekomandimet dhe/ose vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfshirë Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet nga MF-ja.

Shpërndaje në: