Pensionohet Citroeni C1

Pensionohet Citroeni C1

Gjenerata e parë e modelit Citroen C1 u lancua në vitin 2005, si model simotër i modeleve Peugeot 107 dhe Toyota Aygo, me të cilët ndante bazën mekanike, motorin, dizajnin e brendshëm dhe pothuajse tërësisht pamjen e jashtme.

Pas redizajnimit të vitit 2009 dhe të atij të vitit 2012, prodhimi i gjeneratës së parë përfundoi në vitin 2014, kur edhe debutoi C1 i ri.

Pasi kanë kaluar më pak se katër vite PSA njoftoi për vendimin që gjenerata e dytë Citroen C1 dhe Peugeot 107 do të jenë të fundit dhe do të përfundojnë ciklin e prodhimit, kështu që këto dy modele do të hyjnë në histori.

Citroen dhe Peugeot, të cilat ndërkohë janë bërë pjesë e grupit më të gjerë Stellantis, po largohen nga segmenti i automobilave të klasës A, të paktën kur bëhet fjalë për modelet me motorë SUS.

Nga ana tjetër, Toyota ka vendosur të vazhdojë të ketë një përfaqësues në këtë klasë automjetesh, përmes lancimit të modelit të ri Aygo X, të bazuar në platformën mekanike TNGA-B.

Sa i përket Citroenit, ai nuk planifikon pasardhës të drejtpërdrejtë të C1’shit, por shpreson se blerësit potencial mund të ngushëllohen me mikroautomobilin elektrik Ami, i cili debutoi dy vjet më parë.

Për ata që këtë automobil e shohin si shumë të vogël Citroeni ka rujatur modelin C3, si model më praktik.

Sa i përket C1-së, duhet theksuar se gjatë pothuajse dy dekadave të ekzistencës janë shitur afro 1.2 milionë ekzemplarë të kësaj veture të vogël të qytetit.

Shpërndaje në: