Pensionohet Manny Pacquiao, do të kandidojë për president të Filipineve

Pensionohet Manny Pacquiao, do të kandidojë për president të Filipineve

Boksieri i njohur, Manny Pacquiao, ka vendosur të kandidojë për president të Filipineve.

Përmes një konference për shtyp pas humbjes së tij të fundit, ai ka bërë të ditur se do t’i futet garës elektorale.

“Jam një luftëtar dhe unë gjithmonë do të luftojë, si brenda ashtu edhe jashtë ringut”, ka thënë Pacquiao, transmeton Periskopi.

“Unë pranoj nominimin për kandidat për president të Republikës së Filipineve”, ka shtuar ish kampioni.

Njëkohësisht, Pacman ka vendosur që të pensionohet nga boksi, për t’iu kushtuar garës elektorale.

“Karriera ime e boksit tashmë ka përfunduar. Është e përfunduar, sepse kam boksuar për një kohë të gjatë dhe familja ime thoshte se është e mjaftueshme”, ka thënë ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: