Pentagoni: Çështje kohe para një incidenti të madh në Detin e Kinës Jugore

Pentagoni: Çështje kohe para një incidenti të madh në Detin e Kinës Jugore

Zyrtari më i lartë i Pentagon-it për Kinën, Ely Ratner, thotë se ka pasur dhjetëra “ngjarje” të rrezikshme në gjysmën e parë të vitit 2022.

Këto të fundit, përfshinin asetet ushtarake kineze.

Lajmi u bë i ditur nga korrespondenti i agjencisë “Reuters”, Idrees Ali.

Sipas zyrtarit amerikan, shifrat kanë dëshmuar një rritje e mprehtë nga pesë vjet më parë.

Ratner theksoi se është vetëm çështje kohe para se të ndodhë një aksident apo incident i madh.

Kjo, nëse Pekini vazhdonte sjelljen e tij “agresive dhe të papërgjegjshme” në Detin e Kinës Jugore.

Kryetari i Shefit të Shtabit të Përbashkët, Mark Milley urdhëroi më herët një rishikim gjithëpërfshirës të ndërveprimeve të ushtrisë amerikane me forcat kineze gjatë pesë viteve të fundit.

Kjo, ndërsa rriten shqetësimet për sjelljen e Pekin-it në rajonin Indo-Paqësor.

Lajmi u bë i ditur nga multi-mediali amerikan “CNN”, duke iu referuar burimeve në Pentagon.

Milley kërkon të arrijë një kuptim të hollësishëm të llojeve të ndërveprimit midis forcave të armatosura të dy vendeve.

Veçanërisht nëse një ndërveprim i tillë mund të konsiderohet “i rrezikshëm” ose “joprofesional” nga avionët ose anijet kineze që veprojnë pranë “aseteve ushtarake” të SHBA-ve.

Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi përfshin një pasqyrë të qartë të çdo ndryshimi në modelet e aktivitetit ushtarak të Kinës.

Ndërveprimet mes forcave ushtarake të të dyja vendeve janë aq të ndjeshme sa që incidentet shpesh nuk publikohen.

Për shembull, në qershor, një aeroplan transporti amerikan C-130 i drejtuar nga forcat speciale amerikane “u përplas” me një aeroplan kinez, por Pentagoni nuk e pranoi publikisht incidentin.

Rishikimi pasqyron fokusin intensiv të Milley për të siguruar që SHBA-të të ketë një kuptim të plotë të aftësive dhe synimeve ushtarake të Kinës.

Në mars, Admirali Philip Davidson, në atë kohë kreu i Komandës Indo-Paqësorit të SHBA-së, e quajti Kinën “kërcënimin më të madh afatgjatë të sigurisë strategjike të shekullit të 21-të”.

Kina pretendon nga ana e saj se ushtria kineze ka natyrë mbrojtëse.

Shpërndaje në: