Pentagoni: Vaksina antikoronavirus mund të jetë gati këtë fundvit

Pentagoni: Vaksina antikoronavirus mund të jetë gati këtë fundvit

Shkencëtarët e laboratorëve të ushtrisë amerikane, të cilët kryejnë studime për koronavirusin, janë të bindur se “një formë vaksine’’ do të identifikohet nga fundi i vitit, por paralajmërojnë se qasja në shkallë të gjerë do të marrë shumë kohë.

”Shkencëtarët e ushtrisë janë duke punuar për vaksinën, por, ndërsa qëllimi i qeverisë është zbulimi i vaksinës deri në fund të vitit 2020, përshpejtimi i aksesit publik pothuajse me siguri do të zgjatet deri në vitin 2021”, deklaroi një shkencëtar i ushtrisë.

“Është e arsyeshme të pritet që do të ketë një formë të vaksinës që mund të jetë e disponueshme në njëfarë niveli për një popullatë të caktuar deri në fund të vitit, e para e vitit”, tha koloneli Wendy Sammons-Jackson, drejtori i programit të ushtrisë amerikane.

Kayvon Modjarrad, drejtor i sëmundjeve infektive në institutin e kërkimeve ushtarake ”Walter Reed”, tha se ”hapi tjetër në zhvillimin e vaksinës antiCovid-19 në laboratorin e tyre është vetëm disa ditë larg”.

Shpërndaje në: