Pep Guardiola flet për Messin, para duelit PSG – Man City

Pep Guardiola flet për Messin, para duelit PSG – Man City

Paris Saint Germain – Manchester City është kryendeshja e xhiros së dytë në fazën e grupeve të Champions League.

Kampionët e Anglisë udhëtojnë drejt Parist, në kërkim të tri pikëve, në një ndeshje të mbushur me super-yje të futbollit.

Dy skuadrat përballeshin edhe sezonin e kaluar, me ‘Citizens’ që dilnin fitues, por tani me ardhjen e Lionel Messi, ndryshojnë kalkulimet. Këtë e thotë edhe trajneri i City, Pep Guardiola.

“Ky lloj lojtari flet vet për veten e tij. Nuk kam çfarë të shtoj. Ne jemi me fat që e shohim atë tash e 15 vite. Nuk kam nevojë të flas për të, apo ta përshkruaj atë. Shpresoj që ai të luajë nesër, për të mirën e lojës”, ka thënë Pep Guardiola për Leo Messin, transmeton Periskopi.

”Sezonin e kaluar ne e mposhtnim PSG. Ata ishin skuadër fantastike dhe ishte ndeshje e ngushtë, dhe tani ata kanë Messin. Janë garues të mëdhenj. Është ndeshje e re, është faza e grupeve, është më ndryshe. Do të shohim”, shtoi trajneri spanjoll.

Guardiola dhe Lionel Messi pushtonin së bashku futbollin evropian, sa ishin te Barcelona. Nga fjalët e trajnerit duket se dashuria nuk është zbehur aspak edhe kur ata janë kundërshtarë. /Periskopi/

Shpërndaje në: