Pep Guardiola: Jemi në gjysmëfinale dhe duam të luajmë në finalen e dytë radhaziShare Button Gazeta Blic

Pep Guardiola: Jemi në gjysmëfinale dhe duam të luajmë në finalen e dytë radhaziShare Button Gazeta Blic

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes me Real Madridin.

Të dy skuadrat do të përballen nesër në “Santiago Bernabeu”, me ndeshjen e parë që kishe përfunduar me rezultat 4 me 3.

Trajneri spanjoll tha se duan të luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve, por njëkohësisht edhe të fitojnë Premier League.

“Dy skuadra të mira, e kemi parë një javë më parë. Ata janë kampionët e Spanjës, ne tentojmë të jemi kampionë këtu. E thash një javë më parë, jemi në gjysmëfinale dhe duam të luajmë në finalen e dytë radhazi”, ka thënë Guardiola.

Shpërndaje në: