Pepe shfryen mllefin ndaj Mourinhos

Pepe shfryen mllefin ndaj Mourinhos

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka shfryer mllefin ndaj ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho.

Braziliani me pasaportë portugeze thotë se njerëzit i urrenin lojtarët e Los Blancos, në kohën kur Mourinho drejtonte këtë skuadër, nga viti 2010 deri më 2013.

“Në kohën kur Mourinho ishte trajneri ynë, njerëzit na urrenin kur ne hynim në fushë”, tha Pepe.

“Kjo zgjati tre vjet dhe falënderoj Zotin se ajo kohë shkoi shumë shpejt”.

“Gjërat ndryshuan kur Carlo Ancelotti erdhi te ne. Ju kemi mundur ta shihni që njerëzit filluan të na shihnin ndryshe sërish”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: