Për 500 metra katrorë tokë, Gjermania kërkon rishikimin e demarkacionit me Çekinë
Gjermania ka kërkuar rishikimin e demarkacionit me Çekinë, pas dyshimeve se territori gjerman është tkurrur për 50 metra katrorë.
Hartografi Rolf Bem ka vërejtur gabimin dhe ia ka dërguar Ministrisë së Brendshme. MPB-ja e saksonisë është shprehur e gatshme që ta përmirësojë gabimin.
“Duhet të merren të gjitha masat”, është thënë në një njoftim të ministrisë.
Kufiri gjermano-çek ndahet nga Lumi Kirniç. Së shpejti pritet që dy vendet të bëjnë edhe njëherë demarkimin e kufirit.



