Për 6 muaj, 53 të vdekur në aksidente trafiku (Video)

Për 6 muaj, 53 të vdekur në aksidente trafiku (Video)

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për gjashtë muaj të këtij viti, 53 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Thirrjet e policisë për kujdes të shtuar në komunikacion sikur nuk po japin rezultat. Numri i personave që humbin jetën në aksidente trafiku, vazhdon të jetë i lartë.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se në gjashtë muajt e parë të vitit kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, ku kanë humbur jetën 53 persona.

Në të shumtën e rasteve, sipas policisë, është konstatuar se aksidentet kanë ndodhur nga tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve dhe si rezultat i gjendjes teknike të rrugëve dhe automjeteve.

Një nga shkaktarët e aksidenteve, sipas policisë, është edhe përdorimi i telefonave mobil dhe vozitja nën ndikimin e lodhjes apo gjumit.

Shpërndaje në: