Për 6 muaj, anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, kanë shpenzuar 8 mijë litra derivate me vetura zyrtare
Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, anëtarët e kryesisë së kuvendit me automjete zyrtare, kanë shpenzuar më shumë se 8 mijë litra derivate dhe kanë kaluar më tepër se 72 mijë kilometra.
Këto të dhëna kanë dalë nga të gjeturat e KDI-së, raporton gazetablic.
“Distanca e përshkruar nga anëtarët e kryesisë është e përafërt me distancën që kërkohet për të udhëtuar dy herë rreth tokës e që është 40,076 kilometra”, thuhet në një njoftim të KDI-së.
Shpenzimet për servisim dhe sigurim të këtyre automjeteve për këtë periudhë janë në vlerë prej 5,823.70 euro.



