“Për çka”: A e mësuan kosovarët se çka është Raporti i Progresit

“Për çka”: A e mësuan kosovarët se çka është Raporti i Progresit

Gjatë kësaj jave, Kosova ka pranuar zyrtarisht Raportin e Komisionit Evropian apo siç njihet me emrin “Raporti i Progresit”, në të cilin u theksua se Kosova ka bërë pak përparime në fushat kryesore të zhvillimit të vendit.

Vite më parë, më saktësisht me 2011, Raporti i Progresit ishte bërë i njohur, jo për ka rëndësia, por nga mos-njohuritë që kishin qytetarët asaj kohe për këtë raport.

Një qytetar kishte dhënë një deklaratë interesante pasi që ishte pyetur se “çka është raporti i progresit”.

Ai pat thënë se nuk e dinë sepse shtetit e mediat nuk e kishin sqaruar mjaftueshëm.

“Raporti i Progresit është… Për çka… është për Mitrovicën diçka a? E po nuk dimë diçka ma shumë. Raporti i Progresit, a na keni mësu naj herë naj sen për to, a na keni shpjegu naj herë, televizon për qito qito, veç progres edhe kurgja ma shumë.”, kishte deklaruar ai.

https://youtu.be/qJ3hycHf-5U?t=13

A e kuptojnë tani kosovarët se çka është Raporti i Progresit?

Raporti i Progresit është një nga dokumentet më të rëndësishme i cili vlerëson gjendjen ekonomike, politike dhe sociale në vend e që bëhet për çdo vit nga Komisioni Evropian. Rëndësia e këtij raporti, në krahas im me shumë raporte tjera vlerësuese ndërkombëtare, qëndron edhe në atë se vlerësimi vije nga një organizëm ndërkombëtar në të cilin synon të anëtarësohet Kosova.

Çka na tha “Raporti i Progresit” i cili i publikuar para disa ditëve?

Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale në “zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara” të arritura në kuadër të dialogut me Serbinë dhe të “kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Komisioni Evropian në Raportin e Progresit.

Sipas KE-së, një marrëveshje e tillë është urgjente dhe thelbësore në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugën e tyre drejt BE-së.

Raporti tha se jostabiliteti politik dhe pandemia ndikuan në përparimin sa i përket zbatimit të agjendës së reformave evropiane të Kosovës, që sipas dokumentit ka qenë i kufizuar.

Në anën tjetër Qeveria dhe kryeministrit, Albin Kurti, raportin e mirëpritën dhe thanë se janë bërë përparime.

E presidentja, Vjosa Osmani, u hodh në sulm të BE-së, për disa kritika që iu bën asaj në këtë raport./Periskopi/

Shpërndaje në: