Për çka po e thërret Kurti urgjent Kuvendin kur opozita po ia përkrahë qëndrimin për referendumin e Serbisë?  

Për çka po e thërret Kurti urgjent Kuvendin kur opozita po ia përkrahë qëndrimin për referendumin e Serbisë?  

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për nesër. Por nuk dihet pse kryeministri po e bën një gjë të tillë, kur qëndrimet publike të opozitës sot gjatë gjithë ditës, kanë qenë përkrahëse ndaj qëndrimit të Qeverisë.

Deklaratën për seancë të jashtëzakonshme,  z.Kurti e bëri pas takimit me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, të cilët po kërkojnë që të lejohet referendumi i Serbisë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka dhënë opsione për mbajtjen e këtij referendumi: me postë dhe Zyrën Ndërlidhëse, por QUINT-i qëndron në kërkesat që referendumi të mbahet në qendra votimi.

Shumë reagime ka sot nga opozita lidhur me këtë temë. PDK ka thënë se ‘është shkelje flagrante e shtetësisë së Kosovës’ nëse do të lejohej një gjë e tillë.

LDK poashtu e quan ‘cenim të sovranitetin’ lejimin e një referendumi të Serbisë në Kosovë derisa AAK inkurajon të gjithë ata ‘që me forcë po kundërshtojnë këtë’.

Nuk dihet pse Kurti e do këtë seancë, kur qëndrimet e gjithë opozitës kosovare, janë kundër referendumit të Serbisë në Kosovë, ashtu si vet qëndrimi i Kurtit dhe Qeverisë së tij./Periskopi

Shpërndaje në: