Për çka u takuan Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj – flet zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu

Për çka u takuan Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj – flet zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë takuar sot.

Siç u raportua në media, krerët e partive opozitare janë parë në një takim jo formal duke pirë kafe, por nuk u raportua për qëlliminne takimit.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka konfirmuar këtë takim dhe ka treguar për arsyen e këtij takimi joformal.

“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me z. Abdixhiku dhe z.Haradinaj per fillimin e sesionit vjeshtor te Kuvendit te Kosoves dhe per nevojen qe te kete diskutim per ceshtjet aktuale, perfshire ceshtjen e pandemise, duke u nisur edhe nga qendrimi qe ai ka shprehur edhe ne letren derguar Kryeministrit Kurti”, tha Abdullahu.

Shpërndaje në: