Për herë të parë kryhet një operacion i rrallë në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK

Periskopi.com Lajme

Sot, në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, për herë të parë është kryer një operacion i rrallë.

Përmes një njoftimi, SHSKUK-ja ka bërë të ditur se për herë të parë në këtë klinikë është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.

“Në kuadër të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, falë angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, për herë të parë është kryer operacioni i largimi i tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.
Ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga Prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se pperimi përfundoi me sukses dhe pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore.

“Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cili do të zgjerohet edhe më tutje”, thuhet në fund të komunikatës nga SHSKUK-ja.