Për herë të parë në histori të Amerikës, Obama nominon një mysliman për gjyqtar federal

Për herë të parë në histori të Amerikës, Obama nominon një mysliman për gjyqtar federal

Presidenti Barack Obama ka nominuar një mysliman për postin e gjyqtarit federal, për herë të parë në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Obama nominoi avokatin Abid Riaz Qureshi nga Marylandi për gjyqtar federal në Distriktin e Columbias.

Mediat amerikane kanë njoftuar se Qureshi ka pak gjasa që të votohet për këtë pozitë, pasi senatorët republikanë vazhdimisht kanë bllokuar nominimet e presidentit për gjyqtar.

Obamas i kanë mbetur edhe katër muaj si President, por Hillary Clinton mund ta zgjedh Qureshin për të njëjtën ulëse nëse ajo fiton zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.

Nëse Donald Trum votohet për Shtëpinë e Bardhë, atëherë ka pak gjasa që të zgjedhë të njëjtin kandidat për postin e gjyqtarit federal

 

Shpërndaje në: