‘Për inat të vjehrrës shkoj fle me mullixhinë”: Si e kuptojmë ne kosovarët shprehjen që përdori sot Edi Rama

‘Për inat të vjehrrës shkoj fle me mullixhinë”: Si e kuptojmë ne kosovarët shprehjen që përdori sot Edi Rama

Kryeministri Edi Rama përdori një shprehje me të cilën ne në Kosovë, nuk jemi edhe aq të familjarizuar :P. Duket se shprehjen ‘për inat të vjerrës shkoj e fle me mullixhinë’, e përdorin më shumë në mëmën Shqipëri.

(Foto – Skrinshoti nga statusi i Edi Ramës) 

Ndërkohë në Kosovë, sa i përket thënies – aspak të urtë 😛 – për raportet vjehërr e re, nuk vendoset nusja në fokus, por vjehrra.

“Për inat të resë, më vdektë djali”, është shprehje më e njohur në Kosovë.

Sidoqoftë, e mira është që të dyja këto shprehje kanë mbetur vetëm si forma letrare (shprehje figurative) mes nesh dhe shpresojmë se kështu do të mbesin gjithmonë.

Shpërndaje në: