Për këtë arsye, nuk duhet të vendosni letra higjenike në tualetet publike para se të uleni

Për këtë arsye, nuk duhet të vendosni letra higjenike në tualetet publike para se të uleni

Përdorimi i një tualeti publik nuk është një gjë shumë e këndshme dhe gjithmonë kemi atë merakun e pastërtisë. Mirëpo, kur keni ndonjë emergjencë jeni të detyruar ta përdorni. Ka disa persona (sidomos vajzat) që e mbulojnë vendin e tualetit me një letër higjenike për të parandaluar që mikrobet të mos hyjnë në lëkurën tonë. Epo, disa studime sugjerojnë se kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë që keni zgjedhur për t’u ruajtur nga mikrobet.  Pse?

Mësojeni më poshtë:

Në tualet ka kudo baktere, në mure, në dorezat e dyerve, madje edhe tek letrat higjenike. Letra thith lagështirën dhe është një mjedis i shkëlqyer ku bakteret mund të shumohen. Kështu që, kur e vendosni atë në bide dhe më pas uleni, në thelb, ju po uleni mbi mikrobe.

Çuditërisht, bideja nuk është vendi më i pisët në një tualet. Një mikrobiolog i quajtur Charles Gerba beson se sipërfaqet më të prekura paraqesin kërcënimin më të lartë. Për shembull, njerëzit kanë më shumë të ngjarë të prekin dorezat e dyerve, lavamanët, letrat higjenike me duart e tyre të palara, duke vendosur kështu mikrobe shtesë.

Shpërndaje në: