Për KMDLNj është shqetësuese marrjen në pyetje e shtetasve të Kosovës në kufi me Serbinë

Për KMDLNj është shqetësuese marrjen në pyetje e shtetasve të Kosovës në kufi me Serbinë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ditë më parë ka ngritur shqetësim për marrjen në pyetje të shtetasve të Kosovës në kufi me Serbinë nga autoritet serbe, duke thënë se rastet janë shpeshtuar së fundmi.

Behgjet Shala nga KMDLNj-ja, tha se deri janë u janë paraqitur katër raste, mes tyre edhe ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Sipas tij, ka edhe figura të tjera që kanë ndikim në Kosovë, por për shkak të natyrës së punës që kanë, nuk duan ta bëjnë publik identitetin.

Mes tjerash, Shala deklaroi se përzgjedhja e atyre që po merren në pyetje është e qëllimshme dhe se po bëhet një presion ndaj tyre që të mos udhëtojnë në Serbi.

“Deri tani na janë paraqitur katër raste, mes tyre edhe ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati. Ka edhe figura që punojnë në vende të ndjeshme, pra kanë ndikim, por për shkak të natyrës së punës nuk duan ta bëjnë publik identitetin”, tha ai për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se autoritetet serbe i kanë pyetur të intervistuarit çështje si vendi ku punojnë, derisa shtoi se fokusi i tyre është marrja e informacioneve për institucionet e sigurisë në Kosovë

“Ata (autoritetet serbe) duan të marrin informata për institucionet e sigurisë, kryesisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës e Agjencinë Kosovare të Inteligjencës”, deklaroi Shala, ndërsa ftoi institucionet e Kosovës që ta ngrisin këtë si shqetësim pasi tha se raste të tilla po ngjallin frikë dhe pasiguri te qytetarët.

“Në të gjitha rastet që janë marrë një pyetje, policia serbe ka pasur sjellje korrekte, pra nuk ka pasur kërcënim apo keqtrajtim të të intervistuarve. Raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët. Megjithatë, institucionet e Kosovës duhet ta ngrenë si shqetësim pasi po ngjallin frikë dhe pasiguri te qytetarët”.

Në fund, Shala ftoi qytetarët që përballen me situata të tillë ta paraqesin rastin në Polici dhe institucione të tjera.

Ndryshe, ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, njëherit anëtar i kryesisë së Partisë Socialdemokrate, ka treguar se është ndaluar në kufi me Serbinë për më shumë se dy orë.

Në emisionin “Five”, ai ka rrëfyer se si dy persona pa uniforma policore e kanë shoqëruar në një zyrë në kufi me Serbinë tek Dheu i Bardhë, ku është marrë në pyetje rreth një orë e gjysmë.

Kastrati është shprehur se me të hyrë në zyrë, disa persona të paunifromuar që ai dyshon se ishin pjesëtarë të shërbimit sekret serb, e kanë pyetur për situatën politike në Kosovë.

Njëra nga pyetjet që ata i kanë bërë, ka qenë se a e njeh ish-komandantin e UÇK-së, Fatmir Limaj. Një pyetje tjetër sipas Kastratit ishte se cila ka qenë arsyeja që ai është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kanë qenë disa persona pa unifroma pa identifikim, u bë e qartë se nuk mund të udhëtojë andej, sepse i dhënë leje autobusit me vazhdu. Ata kërkuan që ta marrë bagazhin, unë thash se unë vetëm dokumentet e identifikimit jo tjetër gjë”, ka deklaruar ai.

“Më kërkuan me e fikë telefonin, filluan të bëjnë pyetje politike, një pyetje ishte pse ke dalë nga LVV-ja, një pyetje tjetër është se a e njihni Fatmir Limajn. Unë refuzoja, i tregoja që i di rregullat, duhet të jetë një avokat këtu”, ka vijuar ai.

“Bënin pyetje politike, se a njeh figura politike të Gjilanit dhe Prishtinës, dhe a ke me kandidu prapë për kryetar të Kamenicës”, ka thënë Kastrati.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i raportojnë rastet e ngjashme dhe të mos frikësohen.

Shpërndaje në: