Për krimin e trefishtë në Gllogjan po intervistohen disa persona

Për krimin e trefishtë në Gllogjan po intervistohen disa persona

Disa persona janë duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve për ngjarjen e rëndë e cila ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Gllogjan. Kështu ka njoftuar Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj.

“Personat që po intervistohen janë dëshmitarë dhe kuptohet që të ardhmen mund të ndryshohet edhe cilësia”, tha Isufaj.

Ai është parë në vendin e ngjarjes në orët e para pasi ka ndodhur ngjarja në Gllogjan.

Në anën tjetër drejtori i Policisë Samedin Mehmeti, ka thënë se për aktin tragjik në Gllogjan ka dy – tre pista fillestare për të cilat po hetohet.

“Aktalusht kemi dy – tri pista në të cilat jemi duke punuar. Nuk mund të jap detaje, sepse ekipet janë duke punuar dhe ende jemi në fazë fillestare. Kjo do të thotë që jemi në dy ose tri drejtime të caktuara por ende është shumë herët me dhënë detaje”, tha Mehmeti.

Ai ka thënë se në këtë rast, arma e përdorur dyshohet të jetë Kallashnikov.

Shpërndaje në: