Për mosdhënie të ndihmës së parë, ekziston edhe detyrimi për shpërblim të dëmit!

Për mosdhënie të ndihmës së parë, ekziston edhe detyrimi për shpërblim të dëmit!

Për rastin i cili ka ndodhur ditëve të kaluar, më konkretisht me datë 1 korrik në qytetin e Gjilanit, ku me ç’rast një i moshuar është alivanosur dhe i njëjti ka humbur vetëdijen, ka nxitur reagime të shumta në vend.

E, në këtë situatë nga video e regjistruar nga ai vend shihet një johumanitet nga kalimtarët e rastit për të cilën nuk i ofruan ndihmën e parë këtij personi. Por, ky rast mund ta merr edhe një kahje tjetër në aspektin juridiko-civil.

Duke u nisur gjithnjë nga rrethanat juridiko-civile nga ligji i marrëdhënies së detyrimeve (LMD) mësojmë se për mosdhënie të ndihmës së parë ky ligj parasheh shkaktimin e dëmit dhe të drejtën për kompenzimin e dëmit të palës së dëmtuar.

Nga ky ligj portali ‘Indeksonline’ ka nxjerrur në pah disa nene për të cilën edhe vërtetohet një gjë e tillë.

Shkaktimi i Dëmit – Bazat e përgjegjësisë :

“Kush i shkakton tjetrit dëm ka për detyrë ta kompensojë, përveç nëse vërtetohet se dëmi është shkaktuar pa fajin e tij” thuhet në nenin 136 të Ligjit për Marrëdhënie të Detyrimeve.

Ndërsa sipas nenit pasues, përgjegjësia në bazë të fajësisë ekziston:

“Kur dëmtuesi e ka shkaktuar dëmin me dashje ose nga pakujdesia”, thuhet në nenin 140 të LMD-së.

Më tej, për shkak të refuzimit të dhënies së ndihmës së domosdoshme kemi nenin 166 të këtij ligji që i parasheh disa raste të veçanta të përgjegjësisë.

“Personat që pa pasur rrezik për vete e refuzon dhënien e ndihmës personit, jeta ose shëndeti i të cilit janë rrezikuar haptazi, përgjigjet për dëmin që është shkaktuar nga kjo, në qoftë se ai këtë dëm sipas rrethanave të rastit është dashur ta parashikonte. 2. Në qoftë se e kërkon drejtshmëria, gjykata mund ta ketë parasysh masën e shpërblimit te dëmit”, thuhet në këtë nen.

Ndërsa shpërblimin e dëmit material e parasheh neni 169 i LMD-së, shkruan Indeksonline.

“Kur rivendosja e gjendjes së mëparshme nuk është e mundur, apo kur gjykata konsideron se nuk është e domosdoshme që këtë ta bëjë personi përgjegjës, gjykata do të caktojë që ai t`ia paguajë të dëmtuarit shumën përkatëse në të holla në emër të shpërblimit të demit”, thuhet në nenin 169 të LMD-së.

Po ashtu tek shpërblimi është edhe forma nëpëmjet rentës në të holla, kur për këtë e kemi nenin 172 të LMD-së.

“ Në rast të vdekjes, të lëndimit trupor ose të dëmtimit të shëndetit, shpërblimi caktohet, sipas rregullës, në formë të rentës në të holla, për gjithë jetën ose për një kohë të caktuar”./Indeksonline/

Shpërndaje në: