Për një ditë, mbi 210 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

Për një ditë, mbi 210 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

210 mijë e 515 raste të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 5 mijë e 639 viktima si pasojë e këtij virusi.

Deri tani në gjithë botën numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 97 milionë e 497 mijë e 633, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 2 milionë e 87 mijë e 496.

Amerika prinë e para me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 25 milionë e 28 mijë e 391 raste, pastaj India me 10 milionë e 619 mijë e 603 raste dhe Brazili me 8 milionë e 639 mijë e 868 raste.

9 milionë e 640 mijë e 53 raste vlerësohet të jenë aktive me këtë virus në botë.

 

 

Shpërndaje në: