Për një grusht votash, Agim Bahtiri i keqpërdor fëmijët – premton tri çerdhe ani pse nuk e ndërtoi asnjë për 8 vite

Për një grusht votash, Agim Bahtiri i keqpërdor fëmijët – premton tri çerdhe ani pse nuk e ndërtoi asnjë për 8 vite

Qyteti i Mitrovicës vazhdon ta ketë vetëm një çerdhe publike që nga pas lufta, ani pse është premtuar ndëtimi i disa tjerave.

Vetë kryetari Agim Bahtiri kishte premtuar disa herë se do të ndërtojë çerdhe tjera publike, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas 8 vite qeversije të tij.

Ndërsa, kërkesa e prindërve është shumë e madhe që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në këtë instutucion publik.

Sot gjatë ditës Bahtiri ka vizituar të vetmen çerdhe në Mitrovicë, për t’i bërë disa foto me fëmijë, dhe duke premtuar se në qeversijen e ardhshme do të ndërtohen 3 çerdhe.

Sipas tij, kjo kërkesë për ndërtimin e këtyre çerdheve, vije për shkak të “zhvillimit ekonomik” në Mitrovicë, dhe se prindërit duhet t’i dërgojnë fëmijët e tyre nëpër këto instutucione parashkollore për kujdesje gjatë ditës, shkruan jepi ze.

Duhet theksuar se Agim Bahtiri në fushatë zgjedhore sot ka keqpërdorur fëmijët për përfitimin e votave, duke i ekspozuar për një grusht votash.

Shpërndaje në: