Për një javë në Kosovë u shëruan 850 persona nga koronavirusi

Për një javë në Kosovë u shëruan 850 persona nga koronavirusi

Deri më sot në Kosovë janë infektuar 15 mijë e 520 persona me koronavirus, nga 66 mijë e 624 sa janë testuar.

Derisa janë shëruar 13 mijë e 420 pacientë, 625 të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19.

Ndërkaq për një javë në Kosovë janë shëruar 850 pacientë.

Raste aktive me këtë virus janë gjithsej 1 mijë e 475.

Shpërndaje në: