Për sa para e bleu LDK-ja Agim Bahtirin?
Ministri i Financave Avdullah Hoti ia kishte premtuar 1 milion e 600 mijë euro, kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, në mënyrë që ai ti përmbush obligimet financiare të komunës.
Ai i ka mundësuar bahtirit që të kryej këto obligime financiare jashtë afatit ligjor, me 31 dhjetor. Kështu ka pohuar kryetari i PDK-së në Mitrovicë Avni Kastrati në Tribuna Channel.
“Vjet, dikund kah fundi i vitit, Agim Bahtiri e pat proklamu se don me i ndrru disa drejtorë edhe po e shqyrton mundësinë që të ndërron partnerin e koalicionit. Tu e marr parasyshë që Safet Kamberi, kryetar i LDK-së në Mitrovicë, ai i ndërmori hapat e duhur që të josh Agim Bahtirin që mos t’i ralizojë atë qëllimit të tij edhe e thirri ministrin Hoti që t’ia premton dikund 1 milion e 600 mijë euro mjete financiare për projektë të cilat s’kanë mund me u kry me buxhetin e planifikum.”



