Për shkak të lojtarëve myslimanë Federata e Anglisë ndalon festën me shampanjë

Për shkak të lojtarëve myslimanë Federata e Anglisë ndalon festën me shampanjë

Federata e Futbollit të Anglisë ka vendosur që t’i japë fund traditës së dhurimit të shisheve shampanjë fituesit të FA Cup në shenjë respekti për besimet fetare të futbollistëve.


Organi qeverisës i futbollit në Angli e kishte traditë t’i dhurohej një numër i shisheve shampanjë kampionit të FA Cup. Kjo dhuratë i jepej futbollistëve në zhveshtore, për t’ia uruar trofeun.

Mirëpo, pas diskutimeve të brendshme në Federatën e Futbollit të Anglisë u mor vendimi që kjo traditë të lihet në të kaluarën, në mënyrë që të mos ofendohen lojtarët të cilëve feja nuk ua lejon pirjen e alkoolit.

Feja islame e ndalon pirjen e alkoolit, ndërsa në disa fe të tjera pirja e alkoolit nuk rekomandohet. Disa futbollistë mund të jenë gjithashtu nën moshën ligjore për konsumimin e këtij produkti.

Federata ka vendosur që t’u dhurojë lojtarëve shampanjë pa alkool në zhveshtore në mënyrë që lojtarët të mund t’i rikrijojnë pamjet e festimeve të çmendura në zhveshtore.

Ëatfordi do të përballet me Manchester Cityn në finalen e këtij sezoni të FA Cup, më 18 maj. Mesfushori i Ëatfordit, Abdolulaye Doucoure, bashkë me yjet e Manchester Cityt, Riyad Mahrez, Benjamin Mendy dhe Ilkay Gundogan, janë myslimanë.

Shpërndaje në: