Për të humbur peshë, italianët bëjnë këtë gjë pasi hanë darkë

Për të humbur peshë, italianët bëjnë këtë gjë pasi hanë darkë

Italianët njihen për ushqimin e shijshëm, por jo dhe aq të shëndetshëm. Ata konsumojnë shumë karbohidrate dhe janë adhurues të verës së kuqe. Megjithatë italianët, në përgjithësi janë një popull elegant. Cili është sekreti që edhe pse konsumojnë shumë karbohidrate (makaronat janë një pjatë e pandarë për ta) janë sërish në formë?

Kjo ndodh pasi ata kujdesen për trupin vazhdimisht dhe nuk po flasim për palestrën. Shumica e italianëve pasi konsumojnë darkën bëjnë gjithmonë ecje. Ecja ndihmon në tretjen e ushqimit, si dhe rregullon nivelin e sheqerit.

Kështu që, nëse dëshironi të qëndroni në formë dhe të mos pendoheni kur e teproni me darkën, atëherë e dini ç’duhet të bëni.

Shpërndaje në: