Për Xhakën nuk është më i miri i vitit as Messi as Lewandowski, por dikush tjetër

Për Xhakën nuk është më i miri i vitit as Messi as Lewandowski, por dikush tjetër

Ylli i Bayern Munichut dhe Polonisë, Lewandowski, u shpall futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA të hënën për herë të dytë radhazi, duke kaluar përpara Messit dhe sulmuesit të Liverpool, Mohamed Salah.

Lewandowski mori 48 pikë pas të gjitha votave nga kapitenët e ekipit kombëtar, trajnerët, mediat dhe tifozët, ndërsa Messi doli i dyti me 44 dhe Salah mori 39 pikë.

Për këtë çmim votuan trajnerët, kapitenët, gazetarët dhe tifozët.

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka votuar gjithashtu për këtë çmim, duke bërë një votim pak befasues, pasi la jashtë top-3shes Lewandowskin dhe Messin.

Ai votoi të parin Salahun, të dytin Ronaldon dhe të tretin Benzeman.

Granit Xhaka
1. Mohamed Salah
2. Cristiano Ronaldo
3. Karim Benzema

Shpërndaje në: