Përaprim Rama njofton: Sot u vendos të inicohet projekti parcial për ‘rrugën A’

Përaprim Rama njofton: Sot u vendos të inicohet projekti parcial për ‘rrugën A’

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot është iniciuar projekti parcial për rrugën A.

Sipas tij, kjo rrugë është nga arteriet kryesore për shkarkimin e trafikut.

“Sot, në koordinim me Drejtorinë e Investimeve Kapitale morëm vendim për inicimin e projektit parcial të rrugës “A”, e cila do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut që Prishtina të frymojë më lirshëm”, njoftoi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Shpërndaje në: