Përballje ‘luanësh’: Pse kjo meme e famshme, sot merr kuptim më shumë se kurrë?

Periskopi.com Lajme

Grevisti i çdo qeverie, Rrahman Jasharaj, sot takon kryeministrin Albin Kurti, në përpjekje për t’i dhënë fund grevës tre javore që ka nisur në vendin tonë, duke pamundësuar hapjen e shkollave.

Mësimdhënësit kosovarë, nëpërmjet grevës kërkojnë 100 euro shtesë në pagë.

Jo vetëm gjatë tri javëve të grevës, por komunikimi Qeveri – Sindikatë, pothuajse ishte ndërprerë që prej muajit gusht e në mos më herët (kur edhe kishin nisur shenjat e para paralajmëruese të një greve serioze në vend) siç edhe ndodhi.

Takimi Kurti – Jasharaj, duke marrë parasysh fuqinë e madhe të të dy figurave, njëri politik e tjetri sindikalist, është komentuar me ironi në rrjetet sociale që prej kohësh.

Një meme e famshme në rrjete sociale, që me gjasë buron fillimisht nga diaspora, ilustronte dikur kryeministrin Albin Kurti me një luan para vetes dhe me ‘sloganin’ e famshëm sidomos në këngën e Unikkatilit “100 zogj të pulave kundër një luani’.

Por, me zotin Jasharaj këmbëngulës në kërkesat e grevistëve, meme-ja u ridizajnua më vonë me fytyrën e tij dhe me luanin para vetes.

Kështu, kjo meme sot merr kuptim më shumë se kurrë, pasi në takim, janë ‘dy luanët’.

(Artikull i publikuar në rubrikën FUN).