Përçahet PDK-ja në Drenas, revoltohet Bazaj kandidati më serioz
Ky është Naim Bazaj që këto i bëri të martën. Ai për Periskopi.com bënë të ditur se që nga nesër do të jetë kandidat i pavarur dhe synon që pas vetës të ketë elektoratin e partisë në të cilën ishte deri tash, PDK.
Në një takim që u mbajt sot në PDK në Drenas, për zgjedhjen e 4 dhjetorit në këtë komunë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka propozuar Ramiz Lladrovcin për kandidat të kësaj partie, e i menjëhershëm ka qenë kundërshtimi i Bazajt.
Ai edhe ditë më parë paralajmëroi largimin nëse nuk e kandidojnë, e sot thotë se pati përkrahje të shumë kolegëve brenda.
Bazaj tregon për Periskopi.com se çfarë foli me Veselin dhe si ia tha troç gjërat.
“Pati pakënaqësi të shumë anëtarëve të tjerë, vlerësimi që Lladrovci të jetë kandidat është i gabuar. Nuk shkon kështu që për gjithçka të vendos Qendra. Nga nesër do të jem kandidat i pavarur, do të shfrytëzojë të gjithë elektoratin e PDK-së që të mos e votojnë Lladrovcin”, thotë Bazaj.
“Kadri Veselit i thamë fillimisht ‘përthekoje’ Mitroivcën, e pastaj edhe Lipjan puno e mos e humb edhe Drenasin duke na përçarë. Kur pa që kemi kundërshtime disa persona tha se të propozohet një emër nga brenda por këto lojëra bëhen moti. Vendos një grup-plan me imponime nga Qendra e që janë Veseli me bashkëpunëtorët e tij të gjithë e dimë kush janë. Nuk do të shkojë më kështu, populli është mbushur mend e di kë duhet ta votojë”, tha ai për Periskopi.com
Bazaj e sheh veten sigurt në balotazh, madje thotë se mund të jetë fitues qysh në votimin e parë.
“Banda nga lartë, Veseli me bashkëpunëtorët e tij, po shantazhojnë njerëz, po na përçajnë. Ai donë familjarë dhe grupet e veta në krye. I thash me këta zarfe boll është, nuk duhet me na përça popullin, duhet me na pyet neve në Drenas. Ia thash që kjo është politikë e mbrapsht, tash le të merren me pasojat”, tha Bazaj./ Periskopi