Përcaktohen gjyqtarët e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës

Përcaktohen gjyqtarët e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon gjatë fundjavës më ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tretë.

Spikasin ndeshje si Malisheva – Drita dhe Drenica – Prishtina, gjithashtu interesant pritet të jetë edhe dueli mes Gjilanit dhe Dukagjinit.

Kujtojmë që nga xhiroja e tretë, ndeshjet e Superligës do startojnë në ora 16:00, kurse ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit do luhet nga ora 15:00.

Tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët për javën e tretë të Superligës.

Në ndeshjen Malisheva – Drita, drejtësinë do ta ndajë gjyqtari Visar Kastrati me asistentët Besnik Morina dhe Elvic Bicaj, gjyqtari i katërt do të jetë Isak Cervaniku, derisa në dhomën e VAR-it Alban Shala.

Në takimin tjetër Drenica – Prishtina, Gramoz Shala do të jetë gjyqtar kryesor me asistentët Visar Kelmendi dhe Taulant Ibdërdemaj, gjyqtari i katërt Valbon Hoxha dhe në dhomën e VAR-it Dardan Çaka.

Shpërndaje në: