“Përcaktohu kryeministër, ose bën thirrje për investime të huaja, ose kërko armatim”

“Përcaktohu kryeministër, ose bën thirrje për investime të huaja, ose kërko armatim”

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka kritikuar kryeministrin Kurtin për deklartën e fundit të thënë se Kosova është e rrezikuar nga një  ‘’luftë”.

Sipas Zogajt, Kurti që 20 ditë ka nisur një luftë me grevistët e arsimit por se në këtë luftë as nuk po tregohet i gatshëm e as nuk po ka aftësi të fitojë këtë luftë.

Postimi i plotë:

KM Kurti e ka nje “lufte” te nisur para 20 dite, e ajo eshte greva ne arsim. Si KM qe eshte, ai nuk po tregon as gatishmerine e as aftesine qe te fitoje kete lufte.

Duke deshtuar brenda vendit, ne shumicen e ceshtjeve qe po perballet, pa asnje pergjegjesi jep intervista ne media te huaja duke paralajmeru per nje lufte te mundshme me Serbine.

Percaktohu kryeminister-ose ben thirrje per investime te huaja, duke ofru siguri e energji per kompanite qe dojne me investu ne Kosove, ose kerkon armatim nga vendet qe jane te gatshme me te dhene. Te dyjat bashke nuk shkojne.

Shpërndaje në: