Përdhunimi i Ronaldos: Prokurorët amerikanë japin fjalën e fundit

Përdhunimi i Ronaldos: Prokurorët amerikanë japin fjalën e fundit

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo nuk do të përballet me padi pas akuzave për përdhunim seksual, kanë thënë prokurorët amerikanë.

Kathryn Mayorga, 34 vjeçare, ka pretenduar se lojtari i Juventusit e ka dhunuar në një hotel të Las Vegasit në vitin 2009.

Ajo raportohet se kishte arritur marrëveshje për të heshtur me portugezin në vitin 2010, por kërkoi që rasti të rihapej në vitin 2018. Ronaldo kishte mohuar akuzat, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Në një deklaratë të bërë të hënën, prokurorët e Las Vegasit thonë se “rasti kishte prova të mjaftueshme”.

Në deklaratë thuhej se viktima e kishte raportuar rastin në vitin 2009, por kishte refuzuar të tregonte se ku kishte ndodhur dhe se kush kishte qenë dhunuesi. Si rezultat i kësaj, policia e kishte pasur të pamundur “që të bënte një hetim të kuptimshëm”.

Në gushtin e 2018-s, policia e Las Vegasit investigoi krimin e pretenduar përsëri me kërkesën e viktimës.

Magazina gjermane e përjavshme Der Spiegel, kishte qenë e para që e publikoi rastin vitin e kaluar.

Aty thuhej se në vitin 2010, viktima kishte arritur marrëveshje prej 300 mijë eurove që të mos fliste për një gjë të tillë në publik.

Avokati i znj.Mayorga ka thënë se ajo ishte frymëzuar që ta rihapte rastin nga lëvizja #MeToo.

Ronaldo nuk e ka mohuar takimin që e ka pasur në vitin 2009, por ka thënë se ajo që kishte ndodhur nuk kishte qenë dhunim.

Në atë kohë, Ronaldo luante në Manchester United dhe po bëhej gati të transferohej në Real Madrid. /Periskopi

Shpërndaje në: