Perëndimi foli me kasapin Millosheviq, pse të njëjtën duhet ta bëj edhe me Putinin?

Angus Roxburgh Op-Ed

Disa njerëz në perëndim dyshojnë se Ukraina po e bën thjeshtë veç një luftë. Pushtimi rus ishte i gjithi i paprovokuar. Pavarësisht deklarimeve që mund të kenë pasur lidhur me ekspansionin e NATO-se ose keqtrajtimin e rusëve nga Ukraina në Donbas, askush nuk e sulmoi Rusinë, dhe askush s’po planifikonte ta bënte një gjë të tillë. Është Vladimir Putini ai që e nisi një luftë të plotë dhe një agresion me pasoja territorale.

Kështu që, pas gjithë kësaj, vjen edhe mbështetja në atë se Ukraina po e bën më të mirën. Por nuk është krejt e qartë se e gjithë kjo mbështetje që po e japim (dhe nuk po e japim) është mënyra e duhur për të mbrojtur kombin ukrainas.

Sa më shumë që kjo luftë rritet, aq më shumë ukrainas do të largohen nga atdheu, dhe aq më shumë shkatërrim do të ketë në shtëpitë e tyre, qytetet, industrinë dhe ekonominë.

Ndihma e deritashme e vendeve perëndimore në mbështetje të Ukrainës, është në mbrojtje nga agresioni – dhe përkrahje me armë në këtë qëllim duke e shmangur ndërhyrjen e mundshme ushtarake, garanton stërzgjaten e luftës. Progresi rus në Ukrainë mund të ngadalësohet, por do të jetë e pamundur të ndalet krejt, duke shtyrë kështu më shumë ukrainas të largohen nga vendi i tyre dhe më shumë krime lufte që shkaktohen nëpër terren.

Asnjë ditë e vetme nuk kalon që nuk dëgjojmë seniorët e politikës perëndimore, që pohojnë se Ukraina do të jetë e ‘suksesshme’ dhe se Rusia do të ‘dështojë’. Kjo ndoshta mund të shihet në kuadrin e rritjes së moralit. Por qartësisht, nuk ka sens.

Fakti ëshë se – sa më shumë kohë që kalon – më shumë fshatra e qytete do të shkatërrohen dhe do të bien në duart e rusëve. Në dy muaj, pjesët e kontrolluara të rajonit të Donbasit nga rusët – është rritur për pothuajse pesë herë. Nëse Rusia vazhdon të pësojë ‘humbje’ kështu, në dy muajt e ardhshëm i gjithë jugu i Ukrainës do të jetë në duart e tyre dhe qyteti si Odesa do ta kenë fatin e Mariupolit, dhe mijëra e mijëra ukrainas do të kenë vdekur.

Edhe më keq, nëse lufta vazhdon, dhe qytete e fshatra do të shkatërrohen, do të bëhet edhe më e pamundur që ukrainasit të cilët janë larguar nga vendi i tyre të mund të rikthehen ndonjëherë, sepse ata pothuajse kanë humbur vendet e tyre të punës dhe shtëpitë e tyre. Si do të kthehet gjithë ata njerëz në qytetin e Mariupolit?

Nëse qëllimi i Rusisë ka qenë shfarosja e kombit ukrainas, atëherë strategjia e perëndimit po ndihmon në këtë.

Sigurisht, nëse jetët e njerëzve ukrainas janë shqetësimi ynë, atëherë perëndimi duhet të bëj diçka që ta ndalojë këtë luftë: tani.

Duke inkurajuar ukrainasit të vazhdojnë kështu, pavarësisht kauzës së tyre, po e bëjmë këtë vend të papopullueshëm.

Halli është se ka vetëm dy mënyra për ta përfunduar luftën shpejt dhe asnjëra prej tyre nuk është  e këndëshme për shumicën e liderëve perëndimorë.

Njëra prej tyre, do të ishte përfshirja e NATO-së për ta përfunduar luftën shpejt, me goditje masive mbi forcat pushtuese ruse. Duke marrë parasysh aksionin rus, do të kishin çdo të drejtë nën ligjin ndërkombëtar ta bënin këtë. Kur Putini intervenoi në Siri, ai e qartësoi këtë se e bëri si përgjigje për qeverinë siriane, legjitime dhe të pranuar ndërkombëtarisht. Perëndimi do të duhej ta bënte të njëjtën në Ukrainë. Vet Putini nuk ka asnjë arsyetim për këtë pushtim.

Rreziku që ekziston nëse involvohemi në diçka të tillë është Lufta e Tretë Botërore, prandaj Perëndimi refuzon të ndërhyjë drejtpërdrejt.

Një tjetër opsion është të shtyhet Putini që të implementojë një marrëveshje të menjëhershme armëpushimi, duke ftuar Rusinë në bisedime për paqe.  Udhëheqësit perëndimorë nuk janë të prirë të dialogojnë me një kasap si Putini. Por e kanë bërë këtë me Sllobodan Millosheviqin e Serbisë, vetëm pak muaj pas masakrës së Srebrenicës, dialog pas të cilit u bë marrëveshja e Dejtonit dhe i dha fund luftës në Bosnjë më 1995.

Për ta sjellë Putinin në tavolinë, gjithçka duhet të paraqitet si e diskutueshme – përfshirë edhe kufijtë e Ukrainës, që janë një shqetësim i kahmotshëm i Rusisë për sigurinë e saj. Më e rëndësishme është të flasësh, sesa të luftosh.

Uhdhëeqësit perëndimorë më me dëshirë do ta vazhdonin ta linin Ukrainën të luftonte me shpresën se do të falë fitimtare përballë Rusisë. Por një gjë është e sigurtë: Putini nuk do ta pranojë kurrë humbjen. Ai tashmë është futur tepër thellë në këtë punë, për t’u tërhequr aq lehtë. Nëse udhëheqësit perëndimorë mendojnë se vazhdimi i përforcimit me armë të ushtrisë ukrainase dhe inkurajimi për të luftuar deri në fitore, atëherë, ata në mënyrë fatale janë duke i lexuar keq synimet e Putinit dhe zgjidhjen në këtë çështje. Për hir të Ukrainës, ne duhet ta ndalim atë tani, në një mënyrë ose tjetër, para se të mos mbetet bash asgjë, në vendin që duam ta mbrojmë.

***

/ Tituli origjinal: Sa më shumë që armatosim Ukrainën, po aq e shkatërrojmë atë / Angus Roxburgh është ish korrespodente e BBC-së në Moskë / Shkrimi për The Guardian/ Përktheu: Dafina Demaku/Periskopi/