“Perez as që pyeti për Lewandowskin, e dinte se një si ai nuk është në shitje”

“Perez as që pyeti për Lewandowskin, e dinte se një si ai nuk është në shitje”

Florentino Perez i Real Madrid këtë merkato ka hasur në disa arra kocka të forta për t’u thyer.

Fillimisht presidenti i Real Madrid humbi një betejë të gjatë me presidentin e Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi. Por, kjo duket  të mos ketë qenë e tëra.

Së fundmi, detaje interesante ka zbuluar edhe Karl-Heinz Rummenigge, i cili ka thënë se Real Madrid nuk ka pyetur fare për Robert Lewandowskin.

“Florentino Perez kurrë nuk më ka pyetur për Robert Lewandowskin”, ka thënë Rummenigge, përcjell Periskopi.

“Ai e di se një lojtar i atij lloji nuk është në shitje”, ka shtuar ikona bavareze.

Lewandowski lidhej me një kalim të mundshëm tek Real Madrid në disa merkato të ndryshme, por tani është mësuar se asgjë konkrete s’ka pasur në këtë aspekt. /Periskopi/

Shpërndaje në: