Perez bindet për shitjen e Bale, dy gjigantë të Evropës bëjnë ofertë

Presidenti i Real Madridt, Florentino Perez, është duke menduar ta largojë uellsianin Gareth Bale.
Sipas Diario Gol, drejtori i Manchester United, Ed Woodward ka bërë gati një ofertë prej 100 milionë euro për uellsianin.
Në rast të ndonjë marrëveshje me klubin anglez, atëherë Perez me parat e shitjes së Bale, do ta transferonte sulmuesin francez, Kylian Mbappe.
Florentino pajtohet ta shes Balen për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme që i pësoi këtë sezon që lamë pas.
PSG po ashtu mund të futet në garë për kapitenin uellsian. /Periskopi/