Perez i kënaqur me titullarin e Ancelottit, ia rinovon kontratën dhe rritë pagën

Periskopi.com Sporti

Real Madrid fitoi titullin, Superkupën e Spanjës dhe Champions League sezonin e fundit. Ekipi i Carlo Ancelottit realizoi një kryevepër në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, duke dërguar kupën me veshë për herë të 14-të në kryeqytetin spanjoll.

Drejtuesit e klubit janë të kënaqur me performancën e titullarëve dhe kanë gati rinovimin me një prej tyre. Marca shkruan se presidenti Perez ka mbyllur rinovimin me Eder Militaon, mbrojtësin brazilian, i cili ka edhe 3 vite kontratë me “Los Blancos”.

E përditshmja spanjolle raporton se 24-vjeçari ka pranuar propozimin për të zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2028, kontratë të cilën e ka firmosur. Militao do të përfitojë edhe rritje page për paraqitjet e mira në qendër të prapavijës.

Fitimet sezonale të lojtarit brazilian do të arrijnë në 7 milionë euro + bonuse. Militao u transferua në verë e vitit 2019 nga Porto te Reali i Madridit për shumën e 50 milionë eurove.