Përfaqësues të KMDLNj-së vizituan Kadaj dhe Dërgutin në qendrën e mbajtjes

Përfaqësues të KMDLNj-së vizituan Kadaj dhe Dërgutin në qendrën e mbajtjes

 

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), kanë vizituar deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj – Bujupi dhe Donika Dërguti si dhe dy qytetarët D.B dhe L.B në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, të cilët u arrestuan dje.

Në një njoftim për media, të lëshuar nga KMLDNj thuhet se dy deputetet  kanë phuar se në momentin e arrestimit nuk janë njoftuar me të drejtat që u takojnë.

“Deputetet pohuan se ato nuk janë njoftuar me të drejtat që u takojnë në momentin e arrestimit. Me të drejtat janë njoftuar vetëm kur kanë mbërritur në Qendër të Mbajtjes. Ato nuk patën vërejtje në sjelljet e stafit të Qendrës së Mbajtjes.

Gjithashtu, KMDLNj bënë të ditur se   D. B ka  deklaroi se ai edhe pse ka rezistuar gjatë arrestimit sjelljet e Policisë së Kosovës kanë qenë korrekte ndaj tij, është njoftuar me të drejtat që i takojnë , duke mos pajur vërejtje as për sjelljen e stafit të Qendrës së Mabajtjes në Prishtinë.

Kurse, L. B ka pohuarse gjatë arrestimit të tij në Sheshin Nënë Tereza, pasi kishte rezistuar të arrestohej njëri nga policët e njësisë speciale i kishte rënë shuplakë, duke shtuar  se nuk mundet ta identifikojë se cili ka qenë polici.

Gjithashtu, KMLDNj njofton se  të ndaluarit nuk kanë kërkuar ndihmën e mjekut dhe gjendja shëndetësore  e tyre është e mirë dhe se të gjithë të ndaluarit kanë refuzuar avokatët mbrojtës përkundër të drejtës që iu takon.

Në fund KMDLNj vlerëson se nuk ka apsur asnjë shkelje të të drejtave të personave të arrestuar.

“Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria. KMDLNj vlerëson lartë punën korrekte të zyrtarëve policorë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë përkundër kushteve joadekuate”, thuhet në fund të njoftimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: