Përfaqësuesi i OKB’së: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun

Përfaqësuesi i OKB’së: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun

Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbledhje ku po merr pjesë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pikërisht në hyrje të kësaj mbledhjeje është duke u diskutuar situate e tensinuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka thënë se jostabiliteti mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos ditët e fundit, është duke ndikuar në dialogun mes tyre.

“Duke mbikeqyrur nga afër situatën, misioni im është të reduktoj mundësinë e aksidenteve dhe konfrontimit. Unë kam ngirtur zërin duke bërë thirrje për lidership të përgjegjshëm dhe ndërmarrje të hapave që reduktojnë tensionin dhe vazhdojnë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Tanin.

I njëjti shprehu shqetësimin e tij me jostabilitetin në rajon.

“Unë kam folur për rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kurtit dhe Vuçiçit. Nga pikëpamja ime, besimi vazhdon të jetë problem kryesor në shumë gjëra atje”, shtoi Tunin.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit është duke vazhduar.

Shpërndaje në: