Përfaqësuesi i Sunny Hill: Prishtina s’ka mujtë me i akomodu krejt njerëzit që kanë pasë me ardhë në festival

Përfaqësuesi i Sunny Hill: Prishtina s’ka mujtë me i akomodu krejt njerëzit që kanë pasë me ardhë në festival

Ngjarja më e madhe kulturore në vend, “Sunny Hill Festival”, këtë vit nuk do të organizohet në Prishtinë.

Ditën e djeshme (e martë) u njoftua se ky festival për edicionin e tretë do të zhvendoset në Tiranë.

Organizatorët fajësuan institucionet e shtetit për dështimin e organizimit në Kosovë. Tutje, u tha se zhvendosja në Tiranë është bërë për shkak të vonesave për përgjigje nga autoritetet për dhënien e lejes së pronës për shfrytëzim.

Alban Kastrati nga Sunny Hill përmes një postimi  në Facebook ku njoftoi për anulimin e festivalit, iu është përgjigjur një qytetares e cila kishte një koment për ngjarjen e ndodhur.

Kastrati tha se Gërmia nuk ka qenë opsion për ta mbajtur festivalin pasi që nuk ka pasur vend të mjaftueshëm. Ai po ashtu thotë se nuk ka pasur vend as në hotele për ata që do të shkonin në “Sunny Hill Festival”.

Ai më tej tha se meqë shteti i Kosovës nuk ka hapsirë për këtë event, do të realizohet me fonde vetanke.

“Germia s’ka qene me opsion, nuk i ka zene njerezit. Edhe Prishtina s’ka mujte me i perballu e akomodu krejt njerezit qe kane ardhe ne Prishtine. Hotelet 100% booked. Meqe shteti e kryeqyteti ska hapesire te veten, ne me fonde vetanake kemi dashte me e be nje te tille, e pas festivalit me e kthy ne park publik. Edhe ne momentin qe po flasim, zyrtarisht skemi pergjigje prej MAPL edhe pse afati ligjor per me u pergjigje moti ka skadu. Cfar opsioni tjeter me lype?”, shkroi Alban Kastrati.

Shpërndaje në: