Përfaqësuesit e Listës Serbe kërkojnë largimin e Njësisë Speciale nga veriu

Përfaqësuesit e Listës Serbe kërkojnë largimin e Njësisë Speciale nga veriu

Ashtu sikur edhe ditëve të tjera edhe sot përfaqësuesit e Listës Serbe kanë qëndruar në mesin e protestuesve serbë që po qëndrojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Nga Bërnjaku, Igor Simiq deklaroi para mediave krejt kjo situatë po bëhet për shkak të fushatës.

Simiq ka kërkuar që të largohet njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Sot është dita e shtatë që kur janë bllokuar dy pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo për shkak të hyrjes në fuqi të masës së reciprocitetit të caktuar nga Qeveria e Kosovës për targat e automjeteve nga Serbia./KlanKosova

 

Shpërndaje në: