Përfaqësuesja e Francës kërkon nga Prishtina dhe Beogradi ta vazhdojnë dialogun

Përfaqësuesja e Francës kërkon nga Prishtina dhe Beogradi ta vazhdojnë dialogun

Kryeredaktorja e portalit Klankosova.tv, Shkurte Zajmi-Hasaj, ka thënë që fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ka qenë në përgjithësi e zbehtë.

“Ndoshta ka ndikuar edhe pandemia sikur në zgjedhjet e përgjithshme. Këto janë zgjedhjet e dyta që po mbahen në pandemi dhe kjo pak e zbeh fushatën, por ditën e fundit është intensifikuar me afrimin e datës së zgjedhjeve dhe ka pasë momente interesante prej kandidatëve sidomos prej këtyre për kryetarë por edhe prej licderëve partiakë që kanë qenë në terren”.

Zajmi në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që ka pasë momente interesante prej kandidatëve “sidomos prej këtyre për kryetarë por edhe prej liderëve partiakë që kanë qenë në terren”.

“Një fakt interesant ishte me kryeministrin Albin Kurtin me deklaratën e tij që tha që “i la 700 punët për fushatë”. Për këtë deklaratë të tij ka pasë shumë komente në rrjete sociale”.

“Kandidati i Nismës në Podujevë dhe deklarata e tij në Edicionin Zgjedhor që e bëri gjithashtu është shpërndarë shumë. Ka pasë zhvillime të tjera që kanë bërë bujë në portal dhe në rrjete sociale”, u shpreh tutje Zajmi.

Shpërndaje në: