Përfaqësuesja e Spanjës nuk e përmendi fare emrin e Kosovës, shkroi: “Nisemi për Prishtinë”

Përfaqësuesja e Spanjës nuk e përmendi fare emrin e Kosovës, shkroi: “Nisemi për Prishtinë”

Pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë, këtë herë Kosova do të përballet ditën e mërkurë me Spanjën, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.

Përfaqësuesja e Spanjës ka zbarkuar në Kosovë, ndërsa në rrjetet sociale të përfaqësueses iberike shihet se nuk përmendet emri i shtetit dardan, duke vazhduar injorimin e tyre. “Nisemi për Prishtinë, për t’u rikthyer me tri pikët”, shkruhej në postimin e faqes së përfaqësueses spanjolle.

Lirim Kastrati dhe Besar Halimi do të mungojnë për shkak se kanë plotësuar numrin e kartonave, ndërkohë që mesfushori i Dritës Muharrem Jashari është grumbulluar në këtë sfidë.

 

Shpërndaje në: