Përfitimet e masazhit të gjirit: Si ta realizoni

Përfitimet e masazhit të gjirit: Si ta realizoni

Kur dëgjojnë temrin “masazh i gjirit”, shumë gra mund të mendojnë se bëhet fjalë për kontrollet rutinë për të parandaluar në kohë kancerin. Në fakt, masazhi i gjirit është një lloj i veçantë i masazheve të zakonshme, i cili zakonisht nuk është në listat e spa të ndryshme, sepse një pjesë e mirë e grave e konsideron pak si të sikletshëm.

Sidoqoftë, ky lloj masazhi është një praktikë e vetë-dashurisë para së gjithash. Gjithashtu masazhi i gjirit ka përfitime të tilla si:

– Mund të lehtësojnë dhimbjen;
– Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon nëse po ushqeni fëmijën me gji;
– Mund t’ju lehtësojë ënjtjet;
– Mund të lehtësojë stresin.

Si duhet vepruar?

Këshillohet që të përdorni një vaj si bazë, si për shembull vaj susami. Fillimisht duhet të filloni me masazhimin e thithkës me lëvizje rrethore dhe më pas lëvizni drejt pjesës tjetër të gjirit. Është me rëndësi që të mos ushtroni shumë presion, sidomos nëse ndjeni dhimbje.

Në vijim, zhvendosni lëvizjet në pjesën e jashtme të gjirit, në zonën afër sqetullës dhe supeve. Masazhoni qafën, kraharorin dhe shpatullat.

Në fund, bëni një dush të ngrohtë.

Shpërndaje në: